Musli H. Gucati jep dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Skënderaj

Musli H. Gucati jep dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Skënderaj

Në dorëheqjen nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Skënderaj, Musli H. Ngucati ka shkruar:

I nderuar Kryetar i PDK-së, Kadri Veseli!

Më 02.06.2018, si delegat në Kuvendin e pestë zgjedhor të RDK-së  në Skënderaj, isha kandidat për Këshillin Drejtues si dhe kandidat për Kryetar të RDK-së, mirëpo procesi zgjedhor nuk u zhvillua në kushte demokratike, pasi që pati shumë manipulime.

Gjatë punimeve të Kuvendit e sidomos gjatë procesit zgjedhor, kishte presione nga njerëz të ndryshëm, për ta drejtuar votën aty ku atyre ju duhej, përkatësisht të zgjedhen njerëz në Këshill Drejtues, që pastaj do ta favorizonin kandidatin për Kryetar, e që ishte i preferuari i tyre, Alban Berisha.

Pas votimit për Këshill Drejtues, kur ka filluar numërimi i votave, ka pasur njerëz jokompetent në komisionin që ka numëruar votat, të cilët me anë të kërcënimeve e shantazheve, kanë bërë manipulime të shumta të votave. Për këto që po i ceki më lartë, posedoj edhe dëshmi.

Disa herë ua kemi tërhequr vërejtjen kryesisë së punimeve të Kuvendit për manipulimet e ndodhura, por ata kanë vazhduar me zgjedhjen e Kryetarit, ku njëkohësisht i propozuar isha edhe unë, por kam qëndruar në sallë për ta përcjellë procesin zgjedhor.

Për shkak të këtyre manipulimeve, ka pasur edhe pakënaqësi të shumë delegatëve, të cilët edhe i kanë lëshuar punimet.

Të gjitha këto arsye, më detyrojnë që të jap dorëheqje nga Kryesia dhe Këshilli Drejtues i Rinisë Demokratike të Kosovës, dega në Skënderaj.

Musli (Hysni) Gucati

Skënderaj,

Datë 4 qershor 2018

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …