Arrestohen 2 aktivistë të Vetëvendosjes

Vetëvendosje njofton se
aktivistët e saj, Durim Elshani dhe Veron Hasani janë arrestuar sot nga Policia
e Kosovës. Për këtë subjekt, ky veprim bëhet me qëllim të provokimit të
gjendjes dhe sabotimit të manifestimit
madhështor e paqësor që do të mbahet më 28 nëntor kundër
marrëveshjeve me Serbinë dhe kundër demarkacionit me Malin e Zi. Në komunikatën
e VV-së thuhet se “Policia e Kosovës fatkeqësisht është duke u përdorur si një
mjet për të kufizuar të drejtat e opozitës dhe të qytetarëve për të protestuar
e për t’u angazhuar, si dhe për të shprehur lirisht bindjet e tyre politike”. “Policia
e Kosovës, e përbërë edhe prej atyre djemve e vajzave që luftuan për liri, për
ta larguar Serbinë nga Kosova, sot po përdoret për ta rikthyer Serbinë në
Kosovë, prej një pushteti të korruptuar e të padrejtë. Policia po vepron në
mënyrë jo-transparente, duke arrestuar pa fletë-arrest, duke mos bërë me dije
se si po trajtohen të arrestuarit apo cilët janë ata”, thuhet ndër të tjerash në
komunikatën e lëshuar nga Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …