Al-Xhazira: Rusia ka vrarë më shumë se 403 civilë sirianë, në mesin e tyre 97 fëmijë

Televezion, pan-arab, “Al Xhazira” bën të ditur se forcat ajrore ruse gjatë sulmeve  në Siri kanë goditur shumë caqe të popullatës civile, si  dhe caqet e forcave kryengritëse opozitare që po luftojnë kundër regjimit të Assadit.  Obeservatoro  Sirian për të Drejtat e njeriut ka raportuar se prej fillimit të sulmeve kundër Sirisë, forcat ruse kanë vrarë më shumë se 400 civilë sirianë, në mesin e tyre rreth 100 fëmijë të moshës së mitur.  Forcat ruse kanë intervenuar në Siri për ta ndihmuar me forcën e armëve  të mbahet në pushtet, kryetari Bashar al Assad, besniku i Kremlinit dhe vrasësi masiv i sirianëve. Prej fillimit të luftës në Siri, katër vjet më parë, thuhet se janë vrarë më shumë se 400.000 civilë, janë detyruar ta lëshojnë vendin më shumë se gjashtë milionë. Nuk  janë publikura të dhëna për të vrarët gjatë luftimeve.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …