Vazhdon realizimi i projekteve dhe përgatitjet për 16 Qershorin

Si çdo të hënë, edhe sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve, e cila është drejtuar nga Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj. Gjatë raportimeve nga ana e drejtorëve komunal, u bë e ditur se po vazhdon realizimi i projekteve, si dhe janë duke vazhduar përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve. Sipas drejtorisë për kulturë, janë shtuar aktivitetet e drejtorisë, në kuadër të përgatitjeve që janë duke bërë për shënimin e datës më të rëndësishme për Malishevën, 16 Qershorin, dhe deri më tani të gjitha përgatitjet po shkojnë sipas planifikimeve. Po ashtu edhe drejtoritë tjera, gjatë raportimeve, thanë se janë vazhduar me realizimin e projekteve të planifikuara për këtë vit, si në fushën e infrastrukturës në përgjithësi, ashtu edhe në fushat tjera si në bujqësi, ambienti, mirëmbajtja e parqeve dhe hapësirave tjera publike. Në fushën e arsimit, u bë e ditur se janë në përgatitje për fazën tjetër të mbajtjes së testit të maturës, që do të mbahet më 7 qershor, ndërsa po vazhdohet me përgatitjet për përfundimin e vitit shkollor 2017-2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …