Terrorizmi në Kosovë vjen vetëm nga Serbia, me të cilën, Qeveria e Kosovës nuk ka raporte të këqija, por raporte të forta partneriteti, madje shumë më të forta sesa raportet me opozitën në Kuvend e në vend. Dje, ishte për një vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, gjenerali shqiptarvrasës serb, Lubisha Dikoviq, përgjegjës për krimet e masakrat e kryera në Rezallë, Izbicë, Çikatovë dhe kudo në Drenicë e në Kosovë gjatë kohës së luftës. Me përhapjen e frikës te qytetarët nga terrorizmi, Qeveria po përpiqet të ndalojë protestat dhe grumbullimet e qytetarëve, të cilët po kundërshtojnë fuqishëm marrëveshjet antikombëtare që kjo Qeveri ka nënshkruar me Serbinë, në Bruksel, më 25 gusht të këtij viti. Gogolin e “terrorizmit islamik” Qeveria me disa medie që i kontrollon dhe i financon, po e përdor për të arritur qëllimet e veta në diskreditimin e opozitës, duke i ndjekur dhe duke i arrestuar deputetët, si dhe duke i dënuar me burg pjesëmarrësit në protestat kundër Asociacionit serb në veri dhe kundër Demarkacionit me Malin e Zi. Qeveria ende nuk ka dhënë asnjë informatë zyrtare lidhur me vizitën e djeshme që krimineli shqiptarvrasës, gjenerali serb Lubisha Dikoviq, i ka bërë KFOR-it në Prishtinë pa pyetur fare Isa Mustafën, Kadri Veselin apo Atifete Jahjagën. Vizita e tij në Kosovë, në kohën kur KFOR-i i lejon Serbisë vijen e fluturimeve ajrore deri në kufi të vendit, është një grusht tjetër që i jepet kësaj Qeverie për të gjitha lëshimet që po i bën Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …