Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka thënë se vendi ynë ka pasur nevojë për krijimin e zonave ekonomike, të cilat do të bëjnë të mundur zhvillim më të madh të bizneseve. Hasani ka thënë për “Epokën e re” se MTI-ja ka ndërmarrë shumë hapa për mbrojtjen e prodhuesve vendorë. Ai ka paralajmëruar se në cilëndo fushëveprimtari që prodhuesit ankohen se po dëmtohen nga importi, MTI-ja do të ndërmarrë masa për mbrojtjen e tyre. Hasani ka bërë me dije se MTI-ja ka nisur reformën për ristrukturimin e inspektorateve në nivel vendi, e cila në fund do të rezultojë me mënyrën më të mirë të funksionimit të tregut dhe garantimit të standardeve. Duke folur për bashkëpunimin Kosovë – Shqipëri, ai ka thënë se ka rritje të shkëmbimit tregtar, po prapëseprapë mbetet ende i ulët.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …