Belgjika do t'i ndihmojë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve në agjendën evropiane

Belgjika do t’i ndihmojë institucionet e Kosovës në përmbushjen e obligimeve në agjendën evropiane

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim shefin e zyrës belge në Kosovë, Jean-Louis Servais. Në këtë takim u bisedua për hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për liberalizim të vizave, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Gashi e vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti belg në konsolidimin e shtetit të Kosovës, respektivisht mbështetjes së institucioneve të zbatimit të ligjit. Në këtë takim Ai kërkoi që kjo mbështetje e Mbretërisë së Belgjikës të vazhdojë, sidomos në përpjekjet për anëtarësim të Kosovës në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in. Shefi i zyrës belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij, rreth përpjekjes që po bëjnë institucionet e vendit në përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri: LDK nuk do të bashkëpunojmë me LV-në për qeverinë, vetëm me Abdixhikun si kryeministër

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konfirmuar se partia e tij nuk do të formojë …