Dita ndërkombëtare e mjedisit në Suharekë

Drejtoria e Shërbimeve Publike Mjedis dhe Emergjencë në komunën e Suharekës, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, ka dalë në Sheshin “Fadil Vata” me një aksion sensibilizimi që qytetarët, t’i zëvendësojnë qeset plastike me ato biodegraduese. Aksionit i’u bashkëngjitën edhe kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe nënkryetarja Mihrije Suka, dhe disa të rinj. Kryetari Muharremaj dhe nënkryetarja Suka, u shprehën të kënaqur me këtë aktivitet të rinjve dhe premtuan që do të angazhohen maksimalisht që ky aksion mos të jetë vetëm për këtë ditë, por të vazhdoj deri në sensibilizimin total të qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë me ueb-faqe të re

Komuna e Vitisë, gjegjësishtë Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, njofton të gjithë qytetarët …