Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, z. Rrustem Berisha priti sot në takim ambasadorin fuqiplotë të Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z. Piero Cristoforo Sardi. Në takimin e përbashkët u bisedua për marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë duke u cilësuar si shumë të mira, për identifikimin e fushave të reja të bashkëpunimit si dhe u shpreh një zotimi i sinqertë për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sidomos në fushën e sigurisë. Ministri Berisha e njoftoi mysafirin mbi të arriturat e FSK-së, stadin aktual të zhvillimit dhe planet për të ardhmen. Ai tha se FSK-ja është duke u respektuar jashtëzakonisht shumë nga qytetarët e vendit. Është bërë atraktive dhe e dëshirueshme edhe nga të rinjtë nga radhët e komuniteteve, si dhe po dëshmon me sukses se do të jetë forcë garantuese e prosperitetit të vendit tonë. Ambasadori Sardi shprehu interesim për progresin e arritur në çdo fushë në Kosovë, si dhe u shpreh gjithashtu i gatshëm për inicimin dhe shtyrjen përpara të agjendës së Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …