Thirrje bizneseve që të raportojnë pranë ATK-së

Administrata Tatimore e Kosovës
rikujton të gjitha bizneset afariste që janë të pajisura me Pajisje Elektronike
Fiskale, sipas legjislacionit tatimor, janë të obliguara të lëshojnë kupona
fiskal si dhe të bëjnë dërgimin e raporteve periodike në Administratën Tatimore
të Kosovës. Në një njoftim drejtuar bizneseve, pajisja elektronike fiskale nuk
duhet të llogaritet si aset që vetëm duhet të posedohet, por një aset që përdoret
duke lëshuar kuponë fiskal dhe të barten të dhënat në Administratën Tatimore të
Kosovës.
“Mos lëshimi
i kuponit fiskal nga PEF dhe mos transmetimi i të dhënave në ATK janë të
ndëshkuara me ligjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e ATK-së. Pasohtu bëhet e
ditur se në terren janë angazhuar inspektorët tatimor, të cilët do t’i
kontaktojnë bizneset që nuk kanë transmetuar të dhënat pranë Administratës
Tatimore.

Kontrolloni gjithashtu

David Kanin: Për të pasur një zgjidhje të qëndrueshme, ajo duhet të vijë nga vetë protagonistët e jo të imponohet nga jashtë

David Kanin: Albin Kurti është figurë jo popullore jashtë Kosovës, tani do të përballet me Amerikën

Ish-analisti i mirënjohur  në CIA, aktualisht profesor i Studimeve Evropiane, Dejvid Kanin, ka komentuar fitoren …