Në Skenderaj qëndruan mjekët Amerikan

Organizata joqeveritare “Kosovo Hope” në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Skenderajt, kanë organizuar një vizitë me mjekë Amerikan të cilët qëndruan në shkollën fillore të mesme të ulët “Azem Bejta” në Prekaz. Kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Drejtorin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Osman Veliu, ka vizituar mjekët Amerikan për t’i parë nga afër shërbimet që janë duke ju ofruar qytetarëve. Gjatë vizitës Mjekët Amerikan e nderuan Kryetarin Jashari me dhuratë, një Flamur të Amerikës si dhe një dhuratë simbolike. Kryetari Jashari i falënderoi për kontributin që ka dhënë Amerika dhe vazhdon të jap në mbështetje të Kosovës, po ashtu i falënderoi për këtë aktivitet, për të ofruar shërbime për qytetarët e Skenderajt. Po ashtu edhe Kryetari Jashari i nderoi me një dhuratë simbolike. Gjatë këtyre aktiviteteve mjekët Amerikan kanë vizituar pacientë dhe kanë shpërndarë barna falas. Në këtë grup ishin mjekë të ndryshëm familjarë dhe mjekë për fëmijë. Të drejtë të vizitës kishin të gjithë qytetarët pa dallim dhe të gjitha moshat, si dhe personat që janë në procedurë për trajtim jashtë vendit, për konsulta paraprake.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …