MPJ përgënjeshtron gazetën ‘Zëri’

Zyra për Komunikim me Publikun
e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka përgënjeshtruar një artikull të botuar në
gazetën ‘Zëri’, sipas të cilit Thaçi po u jep nëpunësve të kësaj ministrie para
‘cash’. Për hir të informimit të saktë dhe korrekt, MPJ sqaron opinionin publik
se asnjëherë nuk janë bërë pagesa të pagave me para në dorë (“cash”), siç
pretendohet në këtë artikull. Poashtu, kjo ministri ka përgënjeshtruar
raportimet e mëhershme se kinse në këtë dikaster janë bërë gradime të jashtëligjshme,
sepse të gjitha gradimet janë bërë në pajtueshmëri me Ligjin për Shërbimin e
Jashtëm të Republikës së Kosovës dhe aktet nënligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …