Kryetares Jahjaga i dërgohet peticioni kundër AKS-së dhe Demarkacionit me Malin e Zi

Shefat e grupeve parlamentare të Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës, sot do t’i dërgojnë kryetares së Kosovës Atifete Jahjaga, peticionin me nënshkrime të mbledhura nga qytetarët e vendit për të kundërshtuar krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Dorëzimi i këtij peticioni do të bëhet në orën 15:00, në zyrën e kryetares. Bashkë me peticionin do t’i dërgohet edhe një letër me shpjegimet e caktuara rreth këtij  peticioni, të cilin për një muaj e kanë nënshkruar më shumë se 200 mijë qytetarë të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …