Shtetet anëtare të Bashkimit Europian kërkojnë të jenë të përfshira në fazën finale të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, e cila do të qonte deri te marrëveshja detyruese juridike për normalizimin e marrëdhënieve. Burime europiane thonë se anëtarë të BE-së kanë filluar të tregojnë pakënaqësi me jo transparencën rreth dialogut politik, sidomos rreth kapitullit që ka të bëjë me hartimin e marrëveshjes finale. Sipas Radios Evropa e Lirë, burime nga ky takim kanë thënë se anëtarët nuk janë të kënaqur pse janë përjashtuar tërësisht nga dialogu, pasi ekipi i cili në Bruksel udhëheq dialogun, në asnjë moment s’i konsulton vendet anëtare, e as ato që konsiderohen më shumë të rëndësishme. Dialogu po hyn në fazën kritike, ndërsa vendet e anëtare nuk janë përfshirë në hartimin e marrëveshjes finale e cila do të jetë historike. Kemi dyshime se Fedrica Mogherini çdo gjë po e mban fshehtë ka thënë burimi diplomatik që ka marrë pjesë në atë takim.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …