Burimet e lajmeve nga rajonet e ndryshme te vendit bëjnë të ditur se prishja e motit në 24 orët e fundit, e pasur me erë dhe shi të pandërprerë, ka shkaktuar dëme të shumta materiale në pothuaj, gjithë vendin, duke prekur sidomos rrjetin e energjisë elektrike. Pa pullaze kanë mbetur disa godina në Mitrovicë, ku, era e ka shkatërruar tërësisht kulmin e një ndërtese shumëkatëshe afër një Xhamie. Për më shumë se 18 orë nuk kanë pasur rrymë fshatrat Kqiq, Zasellë, Shupkofc, Vërrnica, Pirq e Shipol të Mitrovicës. Po ashtu rrymë nuk ka edeh në disa fshatra të komunës së Gjakovës. Erërat kanë dëmtuar edhe disa shtallë kafshësh, shtylla e trafo elektrike, duke lënë pa rrymë shumicën e fshatrave të Drenasit. Shtyllat elektrike janë defunksionalizuar nga era edhe në disa fshatra të Fushë Kosovës dhe të Kastriotit. “Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në rajonin e Dukagjinit, në Pejë dhe në Gjakovë, po ashtu në Prishtinë dhe Mitrovicë”, ka thënë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala. Ai ka theksuar se KEDS-i i ka mobilizuar të gjitha ekipet, që sa më shpejt ta sjellë në funksion furnizimin me energji në qytetet e prekura nga fatkeqësia natyrore.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …