Hoxhaj i thotë Soltesit se është koha e fundit që t'u mundësohet lëvizja e lirë qytetarëve të Kosovës

Hoxhaj i thotë Soltesit se është koha e fundit që t’u mundësohet lëvizja e lirë qytetarëve të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar sot raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes, me të cilin ka diskutuar në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave. Hoxhaj ka informuar Soltes për progresin e Kosovës në këtë drejtim, duke theksuar se tashmë janë plotësuar të gjitha kriteret e parapara. Ai ka thënë se tani është në dorën e institucioneve të BE-së dhe shteteve anëtare që ta marrin vendimin për t’ua mundësuar lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës dhe të përfundojë izolimi i tyre i padrejtë.

“Takova raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes të cilin e informova për procesin e liberalizimit duke theksuar se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kriteret e parapara. Është koha e fundit që qytetarëve të Kosovës t’u mundësohet lëvizja e lirë dhe të përfundojë ky izolim i padrejtë”, ka thënë Hoxhaj. Ai ka përmendur edhe disponimin pozitiv të institucioneve të BE-së të cilin e kishte vërejtur nga takimet në vizitën e tij më të fundit në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …