leoni

Deçani shënon ditën e mjedisit me moton “Edhe natyra është shtëpia jote”

Komuna e Deçanit shënon “Ditën Botërore të Mjedisit’’, me moton “Edhe natyra është shtëpia jote”. Me organizimin e Komunës së Deçanit dhe Kompanisë Komunale të Pastrimit “Higjiena” është bërë pastrimi i katër deponive ilegale. Këtij aksionit ju bashkua edhe kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, zyrtarë komunal si edhe qytetarë. Në këtë rast kryetari i komunës falënderon të gjithë ata të cilët ju bashkuan këtij aksionit për largimin e mbeturinave dhe deponive ilegale duke bërë apel qytetarëve që të mos hedhin mbeturina vend e pa vend sepse prishin imazhin e një qytetit dhe dëmtojnë shëndetin e qytetarëve, ju bënë thirrje të gjitha organizatave joqeveritare që kanë vullnet të mirë të bashkohen edhe në ditët në vijim të pastrojmë qytetin, ti largojmë deponit ilegale të krijuara në disa fshatra të komunës së Deçanit ku institucioni komunal do të jetë i gatshëm që bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Kompaninë Komunale “Higjiena”, ta bëjmë Deçanin një qyte të pastër dhe ekologjik. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij aksionit apelojnë te të gjithë qytetarët të jenë më të ndërgjegjshëm në hedhjen e mbeturinave ti mbahen motos se “Edhe natyra është shtëpia jote”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …