Shqipëria është kapluar me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta

Shqipëria është kapluar  me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta. Në Tiranë, shumë rrugë u përmbytën, kryesisht në kryqëzime të rëndësishme lidhëse të kryeqytetit. Në Kombinat ishte një nga pikat kritike. Por edhe në zonën e Laprakës, deri në mesditë, pothuajse e gjithë rruga ishte e mbuluar nga uji. Në rrjetet sociale u raportua edhe për përmbytjen disaminutëshe të një pjese të autostradës Tiranë-Durrës. Situatë problematike është krijuar edhe në rrugën që lidh Tiranën me Elbasanin, ku qytetarët kanë raportuar për prani të shtuar të baltës dhe gurëve në rrugë, por pa e bllokuar atë. Në Durrës, ku era dhe deti bëhen bashkë, gjendja duket më dramatike, por pa pasoja për punën në port. Forca e detit nuk i kalon 6 ballët dhe raportohet se të gjitha anijet janë ankoruar. Lajmi më i keq i ditës vjen nga Peshkopia, ku një punëtor është rrëmbyer nga uji gjatë punës për pastrimin e një kanali. Policia e konsideron atë të zhdukur dhe thotë se po e kërkon. Reshjet e dendura të shiut nuk kanë kaluar pa dëme edhe në shumë familje, përfshi disa banesa në Tiranë. (Top channel)

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …