Në ditën ndërkombëtare të mjedisit shpallen fituesit për kopshtin më të rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës, rrugën me të pastër dhe ballkonin më të pasur me lule
Në shënimin e ditës ndërkombëtare të mjedisit komisionin për përzgjedhje të kopshtit më të rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës, rrugën me të pastër dhe ballkonin më të pasur me lule, komision ky i formuar nga Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në këtë përbërje: Bjondina Ramaj-Fazliu, Shpejtim Mustafa dhe Vjollca Gurgule menaxhere në Qendrën Rinore SHL-Kosova anëtar, kanë publikuar rezultatet e konkursit publik të publikuar nga Drejtoria e Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit. Për kopshtin më të rregulluar dhe me llojllojshmëri të florës, për vendin e parë është përzgjedhur Fadli Gashi, nga fshati Dejnë, kurse vendi i dytë Jemin Hoti, nga fshati Ratkoc dhe vendin e tretë Syl Berisha, nga fshati Xërxe. Ballkonin më të bukur dhe të pasur me lule, komisioni e ka përzgjedhur Mërgime Sokoli-Haxhijaha, nga qyteti i Rahovecit. Rruga më e pastër dhe ekologjike komisioni ka përzgjedhur dy rrugë , rruga “Xhevat Kasapi” në qytetin Rahovecit, ku me mirënjohje është shpërblyer kompania e pastrimit “Ekoregjioni” njësia në Rahovec ndërsa rruga e dytë është përzgjedhur, rruga “Kasim Zhuniqi”, në fshatin Fortesë.