Kryetari Latifi mbajti dëgjim publik me banor të lagjes “Xhelal Hajda” në Rahovec

Në kuadër të ciklit të dëgjimeve publike me qytetarë, gjatë ditës së Martë, Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, në objektin e shkollës së mesme “Xhelal Hajda”, është takuar me banor të lagjes “Xhelal Hajda”, në qytetin e Rahovecit. Banorët e kësaj lagjeje, para Kryetarit Latifi dhe drejtorëve të drejtorive komunale i kanë shprehur të gjitha problemet që i kanë si lagje dhe si komunitet. Ata parashtruan pyetje dhe kërkesa të ndryshme. Organizimi i dëgjimeve publik është edhe përmbushja e një zotimi publik të dhënë nga Kryetari Latifi, se do të mban dëgjime publike në secilin vendbanim si në qytet ashtu edhe nëpër fshatra dhe kjo tani më veç po ndodh. Debatet e radhës me qytetar mbahen me datë 06.06. 2018, me banor të fshatit Xërxe në objektin e shkolla fillore ″Hamëz Thaçi″, në orën 17:30. Në fshatin Fortesë, në objektin e shkolla fillore “Liria”, në orën 18:15. Në fshatin Sopniq në objektin e shkolla fillore, në orën 19:00. Në fshatin Potoqan i Ulët, në objektin e  shkolla fillore “Dëshmorët e Lirisë”, në orën 19:30.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …