“T’i këndojmë lirisë në liri. Shumë prej neve na duket e pa nevojë, por e vërteta është se heroi që na ka bashkuar sot këtu, Mujë Krasniqi, i ka kënduar lirisë edhe në robëri”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në manifestimin folklorik “I këndojmë Lirisë”, i 18-i me radhë, që u mbajt në fshatin Çabiq të Komunës së Klinës, në oborrin e kullës së heroit Mujë Krasniqi, me rastin e ditëlindjes së komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqi. Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se sot është mirë që i këndohet lirisë dhe sillen vlera të muzikës tonë mbarëkombëtare. “Është sakrificë e vogël sot dhe sa pak jemi duke dhënë nga vetja, sepse sot i këndohet lirisë, për të cilën dikur njerëzit kanë dhënë jetën për të pasur vlerat tona kombëtare. Muzika, arti, kultura, shprehen lirshëm”, tha kryeministri Hardinaj, duke inkurajuar talentët e muzikës që të vazhdojnë tutje. Kryeministri tha se Qeveria e vendit nuk do të ndalet për hedh në dritë të vërtetën për rrugën deri në liri dhe për ata që kanë bërë shumë për lirinë, të vërtetën për Mujën, Aliun dhe për të gjithë dëshmorët tjerë që kanë rënë për atdhe. Të pranishmit për pjesëmarrje i falënderoi Halil Krasniqi, babai i Mujë Krasniqit. Pjesë e këtij manifestimi ishin edhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, kryetari i Komunës së Skenderajt, Malishevës, Klinës, deputetë, bashkëluftëtarë të Mujës dhe përfaqësues të tjerë të jetës politike e kulturore. Ky manifestim u organizua nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Klinës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …