Edhe pse Dita e Alfabetit ë Gjuhës Shqipe do të duhej të festohej bashkërisht, në tri qendrat shqiptare: Tiranë, Prishtinë, Shkup, kjo ngjarje madhore e historisë së arsmit shqiptar me disa manifestime kulturore u shënua në trevat shqiptare në Maqedoni. 22 Nëntori, shënon Ditën e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 105 vjet më parë në “Kongresin e Manastirit”. Kjo festë është paralajmëruar të jetë tradicionale dhe sa më shumë të marrë jehonë në mbarë trevat shqiptare. Kongresi i Manastirit u zhvillua nga 14-22 nëntor të vitit 1908.Në të morën pjesë 50 delegatë nga 26 qytete të ndryshme, klube dhe shoqata. Në këtë Kongres u miratua vendimi që nga të gjithë shqiptarët të pranohet alfabeti latin me disa ndryshime të shkronjave duke i adaptuar ato për gjuhën shqipe. Në Manastir, në atë kohë, kanë marrë pjesë, arsimtarë, patriotë dhe intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet tona etnike, pasi Manastiri ka qenë qendra e njërit prej katër Vilajeteve ku përfshiheshin trojet etnike dhe historike të Shqiptarëve në Ballkan.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …