Festivali i bashkimit dhe i vlerave folklorike
Në Çabiq, vendlindjen e Komandant Mujë Krasiqi-Kapuçi, solemnisht u hap edicioni i 18-të i festivalit Folkorik mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, ku merrnin pjesë, bashkëluftëtarë të Komandant Mujë Krasniqit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, deputetë të parlamentit, Ministra, zëvendësministra, kryetar komunash , familje të dëshmorëve si dhe qytetarë të shumtë të cilët kishin ardhur në hapjen e këtij festivali. Festivali filloi më intonimin e himnit kombëtar dhe ngritjen e flamurit të cilin e bënë dy bashkëluftëtarë të Mujë Krasniqit, Izet Milazimi dhe Ahmet Pantina. Ndërkaq, festivalin zyrtarisht e hapi Ali Gashi, bashkëluftetarë i Mujë Krasniqit i cili tha se i terë kombi ynë sot ka ditëlindje sepse feston ditëlindjen e birit të vet dhe njërit prej komandantëve më të lavdishëm të UÇK-së, Mujë Krasniqi, që poashtu ishte edhe rapsod i njohur.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj duke nderuar lartë veprën e komandant Mujë Krasniqit, ndër tjera tha se Heroi që na ka bashkuar sot Mujë Krasniqi, i ka kënduar lirisë edhe në kohën kur ishim në robëri. Familja e Mujë Krasniqit, gjithmonë jetoj me ndjenjën se duhet fituar liria dhe për këtë ditë ja dha atdheut Komandant Mujë Krasniqin dhe Aliun.
“Është një ndjenjë e veçantë sepse në robërinë e hekurt i është kënduar lirisë, kur rrezikohej edhe jeta”ka thënë Kryeministri Haradinaj, për të shtuar se të gjithë kemi bërë për lirinë e Kosovës, mirëpo ne nuk do të ndalemi për asnjë çast që si institucione ta thonë të vërtetën si për Mujë Krasniqin, Aliun dhe Beqir Gashin. Ai tha se lirisë i është kënduar edhe në robëri .
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, theksoi se festivali folklorik gjithëkombëtar “I Këndojmë lirisë”lidhet me një datë shumë të rëndësishme 6 qershori-datëlindja e Komandant Mujë Krasniqi-Kapuçi, ndërkaq sivjet mbajtja e këtij festivali ka edhe një vlere tjetër të veçantë, sepse mbahet në vitin jubilar të pavarësisë së vendit tonë e cila u sublimua falë gjakut të derdhur të Mujë Kraniqit dhe të të gjithë dëshmorëve të tjerë të kombit.”Juve artist të nderuar ju uroi prezantim dinjitoz ndërsa ju pjesëmarrësve u dëshiroj qaste të këndshme për këto tri netë të bukura ku do të jehojë kënga dhe vallja e jonë e vitalitetit shekullor. Kam bindjen që për këto tri netë do të kaloni momente të mira në Klinën e festivalit të kulturës , artit traditës dhe rezistencës kombëtare” theksoi Kryetari Elezaj.
Kurse në emër të fshatit Çabiq, Zekë Gashi, përfaqësues i fshatit pasi ka falënderuar të gjithë ata që po angazhohen për mbarëvajtjen e këtij evenimenti kulturor tha se fshati Çabiq si çdo fshat tjetër për çlirimin e Kosovës derdhi gjak. Pastaj u shfaq në program artistik nga ansamblet Drenica nga Skenderaj dhe Ardhmëria nga Gjakova dhe AKV “Rugova “ nga Peja si dhe rapsodët Shaban Baksi, Arjon Gashi dhe Berat Krasniqi.
Në emër të familjes së Mujë Krasniqit, të pranishmit ika përshëndetur babai i Mujës, Halil Krasniqi. Ndërkaq, sonte fillon nata e parë konkurruese ku në skenë do të paraqitën 10 ansamble, shoqëri e rapsodë. Festivali ka karakter tre garues dhe ndahen 15 çmime. Moderatorë të festivalit të sivjetmë janë Shqipe dhe Faik Gashi. (Enver Maloku)