Pacolli: Askush mos të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve, Gana nuk e ka tërhjekur njohjen

Pacolli: Askush mos të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve, Gana nuk e ka tërhjekur njohjen e Kosovës

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka bërë të ditur lajmin se shteti i Ganës ka akredituar ambasadore në Prishtinë. Ai ka deklaruar se Kosova po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rreme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë. Po ashtu, ai  ka thënë se askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve.

“Gana akrediton ambasador në Republikën e Kosovës. I nderuar me prezencën e ambasadores së Ganës Salma Frances Mancell- Egalla, e cila të premten do të dorëzojë letrat kredenciale si ambasadore jorezidente në Republikën e Kosovës. Republika e Kosovës po fuqizohet në arenën ndërkombëtare përkundër lajmeve të rrejshme që dikush nga fqinjët verior lanson çdo ditë. Askush nuk duhet të bie pre e propagandës serbe për tërheqje të njohjeve( një lajm i tillë u lansua nga Serbia edhe për Ganën). Njohjet e reja për shtetin e Kosovës nuk do të ndalen”, ka shkruar Pacolli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …