Në ambientet e hotel “Europa”, në lagjen “Dardania” të Gjakovës, sot në orën 14:00, përurohet monografia, “Lufta çlirimtare në Morinë” dhe përmbledhja e poezive për 201 dëshmorët e UÇK-së, “Porosia e dëshmorëve”, të autorit Shaban Demiraj.“Në perurimin e këtyre librave priten të marrin pjesë personalitete të jetës politike, shoqërore, ushtarake, institucionale dhe kontribuuesve, veteranëve, të cilët ishin pjesë e atyre ditëve të lavdisë. Të pranishmit do të përshëndeten me një fjalë rasti nga ish-bashkëluftëtari dhe komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të përurimit.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …