leoni

Ekzekutivi komunal në Ferizaj mbajti mbledhjen e rregullt javore

Paraditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka mbajtur mbledhjen e rregullt javore me drejtorët e drejtorive komunale. Pikë diskutimi në këtë mbledhje ishte përgatitja e pikave për seancën e radhës së Kuvendit Komunal e cila planifikohet të mbahet së shpejti si dhe propozimet që drejtorët e drejtorive komunale kanë lidhur me çështje të ndryshme të funksionimit dhe rregullimit në sektorë komunal. Vëmendje iu kushtua vazhdimit të aksionit të Inspektoratit Komunal për kontrollin e kushteve të shitjes/ekspozimit të fruta/perimeve në dyqanet dhe tregjet ditore në territorin e Ferizajt. Ky aksion është shtrirë gjerësisht në vend shitjet e frutave dhe perimeve dhe po ndodh për herë të parë si praktikë në komunë tonë, ku autoritetet komunale kushtëzojnë dhe përcaktojnë kushtet e ekspozimit të mbrojtur nga rrezet e diellit dhe pluhuri të frutave dhe perimeve. Çështje tjetër që u diskutua në këtë mbledhje ishte edhe caktimi i lokacionit të ri për varrezat e qytetit, pikë kjo që po përgatitet nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit, çështje që përbën interes publik kur kemi parasysh faktin e zvogëlimit të hapësirës aktuale të varrezave të qytetit. Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet qe po bën Drejtoria e Arsimit për Testin e Arritshmërisë dhe Testin e Maturës, destinimin e disa parcelave si dhe verifikimin e shfrytëzuesve të pronave komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …