Sot në Sallën e Kuqe në Prishtinë u takuan përfaqësuesit e Vetëvendosjes, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, me qëllim për të diskutuar lidhur me situatën aktuale politike si dhe përgatitjet që po bëhen për të manifestuar qëndrimet e tyre kundër marrëveshjeve me Serbinë. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë me këtë rast se “nuk mund të pranojmë betonizimin e Kosovës me Zajednicë dhe të falim tokë”, ka thënë më tej Ymeri. Sipas Ymerit, Serbia e kontrollon Bosnjën dhe Maqedoninë. “Nëse lejojmë Zajednicën, atëherë Beogradi do të jetë përsëri kryeqytet i rajonit”, ka thënë Ymeri. Ymeri ka shprehur edhe njëherë bindjen e tij se koalicioni Thaqi-Mustafa e ka një arsye, e ajo sipas tij është “Zajednica”. “Tërheqja ka vetëm vonim por jo shpëtim. Nëse tërhiqet nënshkrimi i heqim bashkë me nënshkrim edhe qeverinë. 28 nëntor do të dalim për të festuar paqësisht”, ka thënë Ymeri. “Opozita do të mbetet e bashkuar ashtu si është dhe do të fitojë. Së bashku të pathyeshëm”. Pozita po instrumentalizon policinë për interesa të veta. “Kur policët shqiptarë shkojnë në veri i vrasin, e kur arrestojnë rojet e Vulinit, ata i dënojnë me burg.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …