Në 8-vjetorin e vdekjes u përkujtua veprimtari e atdhetari, Xhavit Hoxha

Nën përkujdesjen e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali  Hadri” dega në Deçan, dje në sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit, me rastin e shënimit të 8 vjetorit të ndarjes nga jeta të atdhetarit dhe veprimtarit Xhavit Hoxha, është mbajtur Akademi përkujtimore. Në këtë aktivitet përveç drejtueseve të LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, merrnin pjesë edhe: Familja Hoxha, Rasim Selmanaj Kryetar i Komunës se Deçanit, Dr.Jakup Krasniqi ish Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Ragip Begaj Kryetar i Komunës se Malishevës, Agron Kuçi Kryetar i Komunës se Junikut, Safete Hadërgjonaj dhe Teuta Haxhiu deputetë në Kuvendin e Republikës se Kosovës, pastaj veprimtarët: Hasan Ukëhaxhaj, Xhevat Bislimi e shumë veprimtarë të ilegales ilegale, qytetarë të shumë nga vendet të ndryshme të Kosovës. Fillimisht me një fjalë rasti u paraqit Mr.Shkodran Imeraj Nënkryetar i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, i cili  ndër të tjera tha : “Xhavit Hoxha, me meritë ka hyrë në analet e historisë sonë me të re. Ai ishte veprimtar i palodhur i çlirimit të Kosovës. Edhe pse u dënua e vuajti burgimin ai nuk zmbrapset nga idealet për Kosovë. Ishte ndër të parët që ju përgjigj thirrjeve të popullit për rizgjimin tone kombëtar në vitet ’90-ta, për të ju përveshur luftës sonë çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “, tha historiani Imeraj.

 

Kryetari i Komunës se Deçanit Rasim Selmanaj, në fjalën e tije tha: “Të gjithë ata që kanë qenë anëtarë të Komitetit Lëvizja Nacional Çlirimtare këtu në Deçan, të gjithë kanë dëshmorë në  familjet e tyre. Prandaj rënia e Edmondit, nuk ishte e rastësishme, sikurse nuk do të jetë e rastësishme  as Familja e Ismajl Haradinaj,  që e ka udhëheqë këtë Komitet, aty pikërisht në atë bërthamë do të dal edhe komandanti i që e ka udhëheqë luftën”, duke shtuar se : “Xhavit Hoxha, veprimtaria e tije, burgu i tije është themeli i lirisë dhe i shtetit të Kosovës, tha Selmanaj. Për figurën dhe veprimtarin e Xhavit Hoxhës, folën edhe Dr.Jakup Krasniqi ish Kryetari i Kuvendit të Republikës se Kosovës, Faik Tofaj Kryesues i Kuvendit të Komunës se Junikut, Muhamet Rugova e Hasan Ukëhaxhaj veprimtarë të ilegales se viteve ’80-ta shekullit XX si dhe Selim Lokaj Kryetar i LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan. Në fund të akademisë, veprimtarit Xhavit Hoxha, ju nda titulli : “Krenaria e kombit shqiptar” i LHK “Ali Hadri” dega në Deçan.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …