Me homazhe kujtohen dëshmorët Lutfi e Sylejman Haxhidema, Fatmir Ratkoceri e Ramadan Salihu

Me homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Ferizaj janë kujtuar sot dëshmorët e lirisë Lutfi e Sylejman Haxhidema, Fatmir Ratkoceri e Ramadan Salihu. Me këtë rast, familjarë, bashkëluftëtarë e përfaqësues institucional janë përkulur para  veprës e sakrificës  së dëshmorëve. Për familjarët e këtyre  dëshmorëve këto ditë ngjallin emocion të veçanta. Rina Ratkoceri, e bija e dëshmorit, Fatmir Ratkoceri, thotë të se ndihet krenar me veprën dhe kontributin  e dëshmorëve, ndërsa shprehu pakënaqësi me numrin e vogël të pjesëmarrësve në homazhe i cili sipas tyre vit pas viti   po zbehet. Edhe drejtuesit e Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve kanë shprehur opinionet e tyre duke thënë se sakrifica dhe amaneti i dëshmorëve mbesin  udhërrëfim për brezat .Kryetari i kësaj shoqate, Gafurr Bytyçi, thotë se dëshmorët dhe kujtimi për ta do të mbesin gjatë në kujtesën e populli ngase për dëshmorët më i rëndësishëm ishte kombi e  atdheu se sa interesi personal. Dëshmorët Lutfi e Sylejman Haxhidema deri në rënie kanë qenë pjesëtare të UÇK-së në ZO të Nerodimës, ndërsa Fatmir Ratkoceri dhe Ramadan Salihu aktivitetin ushtarak deri në rënie e kanë zhvilluar në ZO të Dukagjinit. Ky i fundit është i varrosur në kompleksin e varrezave të Koshares.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …