Ferizaj përfitoi grant afro 600,000€ në “Garën për Mjedis të Pastër”

Komuna e Ferizajt, nga partneriteti me GIZ-in gjerman dhe KFV, ka përfituar grant në vlerën 596,000€ në “Garën për Mjedis të Pastër”. Në konkurrencë ishin edhe komuna të tjera të Republikës së Kosovës, mirëpo Komuna e Ferizajt në bazë të parametrave matës Komuna e Ferizajt është e para në nivel republikan që ka përfituar shumën më të madhe të ndarë nga ky partneritet në “Garën për Mjedis të Pastër”. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ka falënderuar donatorët për këtë dhuratë për qytetarët ferizajas dhe shërbimet publike në qytetin tonë, fond ky që do të përdoret për modernizimin dhe blerjen e makinerive të standardeve më të larta për pastrimin e qytetit dhe grumbullimin/bartjen e mbeturinave. Në parametrat matës, Komuna e Ferizajt ka fituar 3 çmime sipas këtyre kushteve: – Për performancën e shërbimeve komunale janë ndarë 150,000€; – Për ngritjen e inkasimit të të hyrave nga KRM “Pastërtia” janë ndarë 300,000€, kurse – Në proporcion për kokë banori, komuna jonë është shpërblyer me 146,000€. Në total: 596,000€ grant i përfituar në konkurrencën e “Garës për Mjedis të Pastër”. Përfituese direkte e këtij granti është sektori i shërbimeve publike, përkatësisht Kompania “Pastërtia” e cila do të pësoj një riorganizim teknik të makinerive të saja, në mënyrë që aktiviteti i tyre të realizohet në kohë më të shpejt dhe efikase. Bashkëpunimi me organizata ndërkombëtare, krijimi i një klime të përshtatshme investimesh dhe raport intensiv me donatorë të ndryshëm është edhe zotim i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu, rezultatet e së cilës po dëshmohen vazhdimisht në gjithë këtë periudhë qeverisëse. Komuna e Ferizajt, tashmë me instalimin e një qeverisje të re, të përgjegjshme dhe efikase në procedimin e kërkesave dhe investimeve në të gjithë sektorët komunal, paraqet një institucion kredibil, lehtë të qasshëm për donatorët potencial dhe klimë të favorshme investimesh të facilituara nga organet lokale. Ky standard i ri i bashkëpunimit, ka sjell dhe po sjell vazhdimisht donatorë serioz në komunën tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …