Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka ftuar opozitën që të kthehet në Kuvend për diskutimin e çështjes së Demarkacionit me Malin e Zi dhe temave të tjera. Heqje dorë nga dhuna ndaj policisë dhe objekteve institucionale ishin kërkesat e tij drejtuar opozitës duke i ftuar ata maturi dhe pjekuri për tejkalim e situatës politike, për t’i hapur rrugë dialogut. Është një moment vërtetë i ndjeshëm duke pasur parasysh që të gjithë i kanë kthyer sytë nga ne, po flas për partnerët tanë ndërkombëtar se investimi i tyre në këtë shtet a është funksional , a është shtet ligjor i cili mund të ndërtojë institucionet e veta, ka thënë Veseli për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti: Kosova të formojë shpejt institucionet – shqiptarët në Maqedoninë e Veriut përballen me ofensivë të rrezikshme
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa …