Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj ka takuar pylltarët

Takimi i cili u mbajt në lidhje me dëmtimet e pyjeve të komunës së Suharekës është paraqitur si alarmant dhe se kryetari Muharremaj në fjalimin e tij e ka paraqitur si shqetësuese gjendjen dhe ka kërkuar nga Drejtoria e Bujqësisë të jenë vigjilentë në këtë aspekt, duke i mbrojtur pyjet sepse siç tha ai, këto pyje janë pasuri e jona natyrore dhe për këtë duhet të jemi aktiv dhe të marrim masa për personat të cilët i bëjnë këto keqpërdorime. Në takim kanë marrë pjesë edhe komandanti i Policisë Rajonale të Prizrenit z. Nexhmi Krasniqi dhe Drejtori Regjional i Pylltarisë Ali Buzhala si dhe përfaqësues të Stacionit të Policisë së Suharekës, të cilët u shprehen të shqetësuar me ngjarjet e dëmtimeve që po ndodhin nëpër pyjet e komunës së Suharekës dhe se kanë thënë se jemi duke marrë masa ndëshkuese për personat që takohen në raste të tilla. Kryetari Bali Muharremaj ka kërkuar nga Policia të jenë në dispozicion 24 orë në lidhje me këto probleme.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …