Komunën e Vitisë e kanë vizituar përfaqësues të ADA-së Austriake, UNDP-së dhe Ambasadës Austriake në Kosovë

Komunën e Vitisë e kanë vizituar të mërkurën përfaqësues të ADA-së Austriak dhe UNDP-së të cilat janë njohur për së afërmi me disa projekte të cilat janë realizuar në kuadër të programit LDF dhe projektit Interdev 2 në komunën e Vitisë. Po ashtu gjatë ditës së djeshme është mbajtur edhe një takim pune ku në veçanti është diskutuar mbi çështjet e ambientit si dhe mundësinë e vazhdimit të këtij projekti në Viti. Gjithashtu në emër të komunës së Vitisë, zëvendëskryetari Hasan Aliu, ka ndarë një falënderim për “ADA Coordintion Office”- Prishtinë. Po ashtu përfaqësuesit e lartpërmendur kanë vizituar një qytetarë nga Pozherani i cili në kuadër të një projekti nga LDF gjatë vitit të kaluar ka qenë përfitues i një pajisje për bluarjen e eshtrave por edhe përfitues të serrave të cilat janë realizuar në kuadër të programit Interdev 2. Përndryshe në këtë takim dje kanë marrë pjesë: Edith Mychalewicz, menaxhere e programit ADA nga Vjena e Austrisë, Sandra Wibmer, Këshilltare e mjedisit dhe resurseve natyrore ne ADA- Vjenë-Austri, por edhe përfaqësues të tjerë nga Ambasada Austriake në Prishtinë. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Vlora Elshani, menaxhere e projektit INTERDEV 2 si dhe Pavla Snajdrova nga UNDP.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …