leoni

Ministri Reçica priti një delegacion të Qeverisë Gjermane

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti në takim një delegacion të Ministrisë Federale për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Gjermanisë, si dhe përfaqësues të GIZ-it gjerman në Kosovë. Temë diskutimi ishte situata në tregun e punës në Kosovë, ku ministri i njoftoi rreth gjendjes aktuale, politikave dhe përpjekjeve të MPMS-së për rritje të punësimit në vend. “MPMS, nëpërmjet përfshirjes së qytetarëve në masat aktive të tregut të punës dhe ofrimit të mundësisë për aftësim profesional në qendrat tona të aftësimit, po përpiqet të zbus papunësisë në vend dhe të krijojë mundësi për qytetarët tanë që të bëhen pjesë e tregut të punës”, tha ministri. Gjithashtu, ministri i njoftoi se MPMS-së është duke bërë përpjekje maksimale për lidhje të marrëveshjeve për punësim sezonal me disa shtete të BE-së dhe më gjerë ku tha se së shpejti pritet të kemi marrëveshjen e parë. Në këtë pikë, ministri kërkoi bashkëpunim nga Qeveria gjermane në mënyrë që të mund të kemi një marrëveshje të tillë mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ministri falënderoi përfaqësuesit gjerman për bashkëpunimin dhe përkrahjen që Gjermania po i jep Kosovës dhe në këtë pikë mori premtime nga përfaqësuesit gjerman se do të ndihmojnë Qeverinë e Kosovës aty ku paraqitet nevoja.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …