Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie thotë se të drejtat e njeriut janë sfidë për Kosovën

Amasadori Delawie kërkon që trajnimet në Akademinë e Sigurisë të jenë në përputhje me standardet e kërkuara

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se të gjithë ata që trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duhet të sigurohen që trajnimin që e marrin të jetë në përputhje me standardet e kërkuara nga ky institucion. Delawie i bëri këto komente gjatën një vizite që pati bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Akademinë e Sigurisë, me rastin e akreditimit të kësaj të fundit në Asociacionin e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të SHBA-së.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se pa ndihmën e ndërkombëtarëve ky akreditim do të ishte i vonuar. “Jam i vetëdijshëm dhe i vlerësoj lartë përpjekjet për kapërcimin me sukses të vështirësive të ndeshura përgjatë këtij procesi”. Drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, tha se akreditimi ndërkombëtar që ndodhi në muajin e kaluar nga Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve, është akreditimi i parë i Asociacionit jashtë SHBA-së.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje

Deputetja, Duda Balje ka kërkuar nga KQZ-ja që personave me aftësi të veçanta t’ua ofrojë qasje më të lehtë për të votuar

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe …