Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri e dënon ashpër arrestimin e Hazir Feratit dhe të Betim Osmanit, nga ana e policisë, për shkak se po punonin për të rindërtuar shtëpinë e këtij të parit në lagjen veriore “Kroi i Vitakut”, të cilën gjatë luftës ia kishin shkatërruar deri në themel ekstremistët serbë. Është e papranueshme që një qytetar të arrestohet vetëm pse po punonte në rindërtimin e shtëpisë së tij, të cilën dikush ia ka shkatërruar gjatë luftës. Në vend që të arrestohet, Feratit duhet t’i ndihmojmë të gjithë që sa më shpejtë të rindërtoj shtëpinë dhe të kthehet për të jetuar në të, e jo në ndonjë objekt të pa përshtatshëm e me qira. Arrestimi i tij është i pa ligjshëm, sepse askush nuk ka të drejtë të pengoj askënd duke punuar në shtëpinë e tij, aq më tepër kur ai është viktimë e pafajshme e luftës së pakuptimtë”, thotë kryetari Bahtiri. Kryetari Bahtiri i bën ftesë policisë së Kosovës që të mos e shqetësojë më Hazir Feratin gjatë punëve për rindërtimin e shtëpisë së tij.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …