Ushtarët e Kosovës tregohen të suksesshëm në Shtetet e Bashkuara në Garën e Luftëtarit më të Mirë

Qendra e Studimeve Universitare e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar i QSU-së” në Zhegoc

Qendra e Studimeve Universitare e FSK-së ka realizuar ushtrimin fushor “Kampi i Avancuar i QSU-së”  në Zhegoc. Qëllimi i këtij ushtrimi ka qenë përgatitja taktike në operacionet urbane ofensive dhe mbrojtëse, si dhe testimi i gatishmërisë fizike dhe psikike të kadetëve. Gjatë realizimit të ushtrimit fushor, kadetët e QSU-së, u përballen edhe me temat si: operacionet urbane ofensive dhe  mbrojtëse, navigim tokësor ditën dhe natën, patrullime, reagimi në kontakt, etj. Për të përcjellë nga afër ushtrimin fushor  të kadetëve të Qendrës për Studime Universitare ishin: Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman Rama, Komandanti i Forcave Tokësore Gjeneral brigade Enver Cikaqi, Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes gjeneral brigade Irfete Spahiu, zëvendëskomandanti i Brigadës së Mbështetjes Kolonel Avdi Rraci, komandanti i Kampit Bondsteel, koloneli Nick Ducich si dhe oficerë të lartë të FSK-së.

Fillimisht për të pranishmit UD i komandantit të Qendrës për Studime Universitare Kapiten Vegim Krelani, bëri një njoftim rreth angazhimit në ushtrimin fushor, qëllimin e këtij ushtrimi  dhe njoftoi të pranishmit për aktivitetet, të arriturat dhe sfidat me të cilat janë përballur  kadetët e katër gjeneratave,  gjatë këtyre ditëve në kampin fushor në Zhegoc. Komandanti i FSK-së vlerësoi lartë  punën e kadetëve  në realizmin e ushtrimit dhe theksoi se:  “Aktivitetet e juaja këtu kanë  përparësitë por edhe sfidat, prandaj ju pas përfundimit do të dilni me të gjeturat  rreth mësimeve të mësuara, kështu do të kemi mundësi të përkushtohemi  në ushtrimet e radhës që mos të përsëritën këto mësime të mësuara. Unë ju përgëzoj  për punën  dhe sukseset,  e di që  gjatë punës dalin edhe probleme dhe prandaj jemi këtu,  për të parë nga afër  punën tuaj. Këto aktivitete që po i zhvilloni tani në situatë paqeje kërkohet të jenë sa më reale, që në të ardhmen nëse paraqitet nevoja, të jeni të përgatitur të përballeni me sfidat”.

Komandanti i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) gjeneral brigade Irfete Spahiu në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në vazhdimësi, ndau një mirënjohje  për pjesëtarin e FSK-së Rreshter Fadil Rashiti, i cili ka lejuar mbajtjen e këtij ushtrimi për vite me radhë në pronat e tij dhe të familjes së tij.  Kadetët për të pranishmit raportuan për angazhimin dhe demonstruan një ushtrim i cili u përcoll me interesim nga mysafirët e ftuar.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …