Policia e Kosovës toleron kriminelët serbë, arreston 2 shqiptarë në veri

Policia e Kosovës nuk ndërhyu
fare për të liruar rrugën kur banditët serb bllokuan veturën e ministrit,
Avdullah Hoti kur po udhëtonte drejt pikës kufitare në Jarinje. Por, e njëjta
polici nuk kursehet aspak kur janë në pyetje shqiptarët. Hazir Ferati dhe Betim
Osmani, janë arrestuar sot në Lagjen ‘Kroi i Vitakut’ në veri të Mitrovicës.
Arrestimi është bërë teksa ata po punonin në rindërtimin e shtëpive të tyre në
këtë lagje. Ata janë penguar prej ditësh nga ana e inspektorëve komunalë të
komunës veriore të udhëhequr nga Lista ‘Srpska’. Policia në veri e ka
konfirmuar rastin duke thënë se dy të lartpërmendurit janë shoqëruar në stacion
policor dhe më pas janë liruar. Kjo nuk është hera e parë kur raste të tilla
ndodhin në pjesën veriore të Mitrovicës. Rindërtimi i shtëpive të djegura të
shqiptarëve në lagjet veriore të Mitrovicës është penguar në vazhdimësi, dikur
nga administrata e UNMIK-ut e tash nga strukturat kriminale serbe, të
instaluara në komunat veriore. Policia e Kosovës si dhe ajo e EULEX-it gjithmonë
kanë arrestuar banorët shqiptarë, edhe pse ata ishin në të drejtën e tyre për t’i
mbrojtur pronat familjare. Madje, familjeve shqiptare nuk u është ofruar
kurrfarë mbrojtje as atëherë kur janë kërcënuar nga bandat serbe që veprojnë
lirshëm në këto anë. Në të njëjtën kohë, është toleruar ndërtimi i dhjetëra ndërtesave
shumëkatëshe, në të cilat është sistemuar një numër i madh kolonësh serbë, me qëllim
të ndryshimit përfundimtar të strukturës demografike në veri të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …