leoni

Ushtarakë nga Shqipëria vizitë zyrtare në ministrinë për FSK-së dhe në FSK

Një delegacion ushtarak i oficerëve të Kursit të Lartë të Sigurisë së Mbrojtjes të Akademisë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, qëndroi sot, për një vizitë zyrtare dy ditore në Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK) dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK). Delegacioni ushtarakëve nga Shqipëria i përbërë nga përfaqësues të institucioneve tjera të sigurisë dhe oficerë të vendeve të rajonit dhe më gjerë, vijues të tjerë të cilët po ndjekin kursin e lartë të sigurisë në Akademinë e Shqipërisë, gjatë vizitës në Ministrinë e FSK-së u pritën nga zëvendësministri i MFSK-së, zoti Fadil Gashi dhe drejtori i Drejtorisë për Operacione në Ministrinë për FSK-në, gjeneral brigade Zymer Halimi dhe nënkolonel Hasan Hoxha, zëvendës drejtor i Departamentit për Siguri dhe Bashkëpunim në MFSK .

 

 

 

Zëvendësministri Gashi ka përshëndetur delegacionin nga Shqipëria për vizitën e tyre në Kosovës dhe njëherë i ka njoftuar me të arriturat e përgjithshme të FSK-së, bashkëpunimin e përgjithshëm të FSK-së me partnerët ndërkombëtarë dhe me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, si dhe me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK).  Kurse, drejtori i Drejtorisë për Operacione në MFSK gjeneral Halimi, delegacionin nga Shqipëria e ka njoftuar me Misionin e FSK-së, strukturën, kapacitetet, bashkëpunimin rajonal dhe ndërkombëtar. Gjeneral Halimi, gjithashtu delegacionin e Kursit të Lartë të Sigurisë nga Shqipëria e njoftoi me bashkëpunimin me NATO-n, (përmes dy ekipeve këshilluese në MFSK dhe FSK) dhe me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ndërsa, për rolin e Ekipeve Këshilluese të NATO-s, në Ministri dhe FSK-në, delegacionin nga Shqipëria e njoftoi drejtori i NAT, zotëri Dominic Braithwaite.

Në emër të delegacionit nga Shqipëria, zëvendësministrin Gashi dhe gjeneral Halimin i falënderoi kolonel Izet Haxhia. Delegacioni ushtarak nga Shqipëria vazhdoi vizitat në Komandën e Forcave Tokësore dhe Qendrën për Studime Universitare të FSK-së, ku u pritën nga zëvendës komandanti i KFT-së, gjeneral brigade Gëzim Hazrolli i cili, delegacion e ushtarakëve nga Shqipëria e njoftoi me të arriturat e përgjithshme të Komandës së Forcave Tokësore dhe të njësive tjera të FSK-së. Delegacioni ushtarak nga Shqipëria vazhdon vizita, sot dhe nesër, edhe njësiteve tjera të FSK-së.  

 



Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …