Autoritetet turke kanë thirrur ambasadorin e Rusisë, në shenjë proteste kundër bombardimeve “intensive” në fshatrat turkmene në veri të Sirisë, nga ana e aeroplanëve rusë. Në ministrinë e Jashtme turke thuhet se sulmet që kanë për cak civilët turq “mund të çojnë në tensionim të situatës ” dhe kanë bërë thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të tilla ajrore. Këto sulme kanë ardhur pasi presidenti rus Vladimir Putin u zotua të intensifikojë fushatën e bombardimeve të Rusisë, meqë Moska ka konfirmuar se një bombë kishte rrëzuar një aeroplan rus në Egjipt, më 31 tetor, duke vrarë 224 persona.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami kërkon reagim të drejtësisë ndaj bllokimit të punimeve publike në sheshin “Xhorxh Bush”
Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve të drejtësisë ndaj, …