Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe zëvendësministri në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik Musa Cena, janë pritur në takim nga ministri i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Temë e këtij takimi ishte përkrahja e fermerëve të Komunës së Rahovecit. Gjatë takimit, Kryetari Latifi, i ka adresuar disa kërkesa ministrit Rikalo, kërkesa këto të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e rrugëve fushore, kullimin e tokave bujqësore, zgjerimi i sistemit të ujitjes, vlerësim sa më të drejt të shpërndarjes së subvencioneve dhe grandeve në mënyrë që ato të shkojnë direkt te fermeri. Kurse, ministri Rikalo, ka thënë se si ministri, Komunën e Rahovecit e kemi në fokus sa i përket mbështetjes në sektorin e bujqësisë dhe sigurisht që mbështetja do jetë edhe në mundësit buxhetore që i kemi si ministri.