Kryetari i komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka inspektuar punimet brenda në qytet, ku po rregullohen disa rruge lokale në lagjen e Kuqve, rruga “Jetë Balia” dhe rrugë tjera në atë lagje. Kryetari Muharremaj ka kërkuar që punët të vazhdojnë me intensitet të shtuar dhe me cilësi dhe ka thënë se do të jemi në teren vazhdimisht për t’i mbikëqyrur projektet që po zhvillon vazhdimisht. Së bashku me kryetarin kanë qenë edhe nënkryetarja Mihrije Suka dhe kryesuesi i asamblesë komunale Bexhet Kuçi.