leoni

VV: Qeveria po dënon ata që kërkojnë të ndalin veprimet e Serbisë në Kosovë

Vetëvendosje e ka quajtur të papranueshëm
dënimin e policëve të ROSU, të cilët patën arrestuar truprojet e Vulinit që
patën hyrë pa leje në territorin e Kosovës. Për Vetëvendosjen, kjo dëshmon se
sistemi i drejtësisë sot është vënë në funksion të Qeverisë, e cila, po sulmon,
arreston e burgosë, ata që janë kundër planeve të Serbisë, kurse po i toleron,
mbron dhe mbështetë ata që po ia lehtësojnë veprimtarinë Qeverisë së Serbisë në
Kosovë. “Vendimi për dënimin e policëve që arrestuan rojat ilegale të Vulinit
është i manipuluar politikisht e si i tillë është i papranueshëm. Në këto
kushte kërkojmë pushimin sa më parë të një procesi të montuar politikisht nga
kërkesat e Qeverisë së Serbisë për policët që mbrojtën sovranitetin shtetëror
nga rojat ilegale të Serbisë”, përfundon reagimi i Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …