MPMS me marrëveshje për mbështetje të grupeve të cenueshme

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti në takim drejtoreshën për Kosovë të Këshillit Danez për Refugjatë (DRC), Kristen Stec, me të cilën diskutuan rreth përkrahjes së grupeve të cenueshme në Kosovë nëpërmjet projekteve konkrete. Znj. Stec falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim në projekte që kryesisht kanë të bëjnë me trajnimin dhe edukimin profesional të komuniteteve rom,  ashkali dhe egjiptian në Kosovë, ku DRC dhe MPMS kanë bashkëpunim tash e disa vite. Në vazhdën e këtij bashkëpunimi, ministri Reçica dhe znj.Stec nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të vazhdimit të projektit, “Mbështetja për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian në Mitrovicë”. Kjo marrëveshje ka për qëllim uljen e izolimit socio-ekonomik të komuniteteve pakicë dhe komuniteteve të cenueshme në Komunën e Mitrovicës dhe përgatitjen e tyre profesionale, veçanërisht gratë, të rinjtë dhe të rikthyerit. Ministri Reçica tha se kjo marrëveshje avancon përpjekjet për zbutje të papunësisë, sidomos në mesin e grupeve të margjinalizuara, duke shtuar se ulja e shkallës së papunësisë është prioritet kyç i dikasterit që drejton. Ministri kërkoi nga znj.Stec që nëpërmjet projekteve të tilla të shtrihet përkrahja edhe në komuna tjera të Kosovës, duke ofruar njëherësh gatishmërinë e plotë për bashkëpunim nga ana e MPMS-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …