Ministri Reçica: Çdo familje, nga një të punësuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vazhduar prezantimin e projektit për punësim të një anëtari të secilës familje përfituese të asistencës sociale, të cilat nuk e kanë asnjë të punësuar dhe që kanë të paktën një anëtar të aftë për punë. Ministri të enjten ishte në Mitrovicë dhe Vushtrri ku u takua me familjet përfituese, me të cilat bashkëbisedoi rreth mundësisë për punësim, nëpërmjet përfshirjes së tyre në masat aktive të tregut të punës. Ministri tha se ky projekt tashmë po konkretizohet suksesshëm në të gjitha komunat e vendit. “U bëjë thirrje anëtarëve të familjeve të cilët nuk janë të përgatitur profesionalisht, të vizitojnë Qendrat e Aftësimit Profesional, që të trajnohen në një mori profilesh që ofrohen aty. Inkurajojë njëherit të gjitha bizneset e Mitrovicës dhe Vushtrrisë që të vizitojnë Zyrat për Punësim dhe Qendrat për Aftësim Profesional, sepse atje do të gjejnë fuqinë punëtore që ju nevojitet”, shtoi ministri. Ndërkaq, për të gjithë ata që janë të përgatitur profesionalisht, ministri tha se do të angazhohet që të përfshihen në punë publike, subvencionohen në pagë apo forma tjera, në kuadër të masave aktive të tregut të punës. “Nuk do të ndalemi së angazhuari derisa secila nga këto familje të ketë një të punësuar”, tha ministri Reçica.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …