Kryekuvendari Veseli, gjatë vizitës në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung

Kryekuvendari Veseli, gjatë vizitës në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Fondacionin Erst Stiftung, i cili udhëhiqet nga personaliteti i njohur, Erhard Busek. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua pas takimit të kryeparlamentarit kosovar dhe atij austriak dhe shënon një etapë të re të bashkëpunimit ndërparlamentar. Projekti “DEMOS-TI”, i cili ka filluar të realizohet para dy vitesh, ka për qëllim edukimin e moshave të reja lidhur me parlamentarizmin në Kosovë. Me marrëveshjen e re të bashkëpunimit, parashihet që nga 1 tetori i këtij viti, projekti të bëhet tërësisht pjesë e Kuvendit të Kosovës. Në dy vitet e fundit, rreth 7 mijë nxënës të shkollave fillore të Kosovës kanë qenë pjesë e këtij projekti për edukim parlamentar. Projekti synon që të përfshijë të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …