leoni

Shpend Ahmeti: Pa LDK-në dhe Vetëvendosjen nuk mund të ratifikohet marrëveshja me Serbinë

Shpend Ahmeti thotë se po e pret përgjigje nga Lëvizja Vetëvendosje për bashkëqeverisje në kryeqytet

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur sot për ofertën finale që ia ka dorëzuar ish-subjektit të tij politik Vetëvendosjes, për bashkëqeverisje në Prishtinë. Ai TV Dukagjini tha se është ende në pritje të një përgjigjeje nga ky subjekt, të cilën ende se ka marrë. “Jam i interesuar që të kemi koalicion me VV-në dhe ende nuk kemi marr përgjigje. Karshi numrit të asamblistëve që kanë, unë i kam ofruar më shumë drejtori në komunë”, tha ndër të tjera Ahmeti.

Ndërkaq, kjo ofertë ka ardhur nga kryetari Shpend Ahmeti pasi është përballur me probleme të qeverisjes në Prishtinë. Në këtë ofertë, Ahmeti i ka ofruar VV-së katër drejtori, duke i ofruar mundësinë e zgjedhjes së drejtorisë së katërt në mes të Drejtorisë së Shërbimeve Publike ose Drejtorisë së Administratës, të cilën e udhëheqë drejtori Muhedin Nushi. Ndryshe, në rast të arritjes së marrëveshjes në mes PSD-së dhe VV-së për bashkëqeverisje atëherë ndarja e drejtorive në Komunën e Prishtinës do të jetë si vijon: ” PSD – 3 drejtori, AKR – 3 drejtori, AAK – 3 drejtori, LB – 1 drejtori, Alternativa – 1 drejtori dhe VV – 4 drejtori.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …