Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë. Këto ndalesa që ende janë të vlefshme për disa pjesë të Serbisë, prej sot nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane. Ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve të NATO-s me Serbi. Ai ka shpjeguar se vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit. Ndalesa ajrore ndaj Serbisë, e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit është zbatuar në një hapësirë prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore duke filluar nga kufiri i Serbisë me Kosovën. Tani Serbia do të ketë të drejtë të aterojë deri në kufirin e vendit tonë.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …