Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit. Ai thotë se punën që po e bëjnë ndaj këtyre fenomeneve tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së Qeverisjes. “Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit. Mund t’iu them pra se dinamika ose treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe ligj dallon nga kohërat e mëhershme, nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë, bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, u shpreh Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …