Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ështëtakuar me homologun e tij nga Luksemburgu, Jean Asselborn

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli ështëtakuar me homologun e tij nga Luksemburgu, Jean Asselborn

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Luksemburg me takimin e parë që ka zhvilluar me homologun e tij nga ky shtet, Ministrin e Jashtëm, Jean Asselborn. Të dy udhëheqësit e diplomacive nga shtetet respektive e kanë vlerësuar të shkëlqyeshëm nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe në të gjitha fushat. Në margjina të këtij takimi, Ministri i Jashtëm, Pacolli fillimisht e ka njoftuar nikoqirin e takimit me zhvillimet e fundit në nivel kombëtarë, në veçanti për punën dhe përkushtimin institucional në lidhje me proceset e integrimit evropian dhe implementimin e kritereve për liberalizimin e vizave, për të kaluar më pas në ato që ndërlidhen me avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës, respektivisht procesin e njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata Ndërkombëtare.

Në këtë drejtim, ai ka nënvizuar përpjekjet për rritjen e numrit të njohjeve, përderisa e ka vlerësuar kundër-produktive fushatën e Serbisë tek shtetet që e kanë njohur Kosovën. Duke folur për anëtarësimin e vendit në Organizata Ndërkombëtare, Ministri i Jashtëm Pacolli ka thënë se “deri më tani Kosova është anëtarësuar në mbi 70 Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare”, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes nga Luksemburgu dhe duke shprehur synimin për anëtarësimin në INTERPOL brenda këtij viti.

Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut, është shprehur i kënaqur me realizimin e takimit të parë me Zëvendëskryeministrin Pacolli, ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale dhe ka ofruar mbështetje për anëtarësim në Interpol dhe procese të​ tjera nëpër të cilat po kalon vendi ynë. Njohja nga 5 vendet jo-njohëse të BE-së dhe procesi i liberalizimit të vizave kanë qenë tema të tjera të këtij takimi. Sa i përket liberalizimit të vizave, Ministri Pacolli ka thënë se “Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret”. “Presim raport/njoftim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe aprovim nga Këshilli dhe Parlamenti Evropian. Për këtë, kërkoj mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut për lëvizje të lire të qytetarëve tanë”, është shprehur ai. Rënia e numrit të azilkërkuesve është vlerësuar si pozitive në këtë drejtim. Në fund, Ministri Pacolli ftoi palën luksemburgase që të investojë në Kosovë dhe të ndajë përvojën e zhvillimit në sektorin privat. “Mbështetja e deritanishme me mbi 80 milion Euro tregon që Luksemburgu është partner i vërtetë”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova duhet të përmbushë Asociacionin, Serbia të japë llogari për sulmin në Banjskë, deklaroi ambasadori amerikan, Robert Wood

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në OKB, Robert  Wud, theksoi rëndësinë e përmbushjes së zotimeve …